“Gazetari aksidental” që përfundoi 137 herë në gjykatë

“Gazetari aksidental” që përfundoi 137 herë në gjykatë

Maxence Melo nga Tanzania, fitues i çmimit të vjetëm ndërkombëtar për liri të shtypit, asnjëherë nuk ia ka dalë të bëhet tamam gazetar.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, ai kishte bashkëthemeluar “Forumet Jamii”, një uebfaqe që ekspozonte korrupsionin dhe kishte ndihmuar për më shumë llogaridhënie politike – si alternativë ndaj mediave kryesore informative. Dhe kështu ia doli të fitonte reputacion botëror, duke ofruar gazetarinë më të mirë profesionale.

Por gjatë tre vjetëve të fundit ndaj tij janë ngritur 137 raste gjyqësore dhe është arrestuar brenda natës për shkak të punës. Dhe, nuk ka qenë aspak e lehtë.

“Të vjen në majë të hundës, më duhet ta pranoj, është e lodhshme, dhe ka momente kur i çoni duart prej kësaj pune”, ka deklaruar gjatë një interviste për Sammy Avamin e BBC-së, transmeton Koha.

I trajnuar si inxhinier civil, Melo e quan veten “gazetar aksidental”.

Ai kishte nisur të merrej me gazetarinë qytetare dhe hapi uebfaqen për nxjerrjen e informacioneve që siguroheshin prej sinjalizuesve më 2003, ku qytetarët përfshiheshin në diskutime për çështje me të cilat po përballej vendi.

Mësymja e shtetit

Uebfaqja kishte fituar nam të madh dhe suksesi i saj në misionin e qartë duket se i kishte nxjerrë telashe me qeverinë.

Melo do të arrestohej më 2008 për terrorizëm, megjithëse pastaj do të hidheshin poshtë akuzat. Por nuk do të mbaronte me kaq. /Insajderi.com