Gazetari i njohur me reportazh të jashtëzakonshëm për Kombëtaren e Kosovës [Video]

Gazetari i njohur me reportazh të jashtëzakonshëm për Kombëtaren e Kosovës [Video]

Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të jenë të mahnitura me Kombëtaren e Kosovës në futboll, dhe përkrahjen e madhe që i bëhet kombëtares.

Kosova mbrëmë pësoi humbje 2:1 nga Çekia në Plzen, duke e përjashtuar kështu mundësinë e kualifikimit në Kampionatin Evropian përmes fazës së grupit, shkruan Insporti

Por, “Dardanët” do të ketë mundësinë tjetër, përmes fazës së play-offit në muajin mars, ku fillimisht do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut.

Në prag të ndeshjes me Malin e Zi muajin e kaluar në “Fadil Vokrri” (të cilën Kosova e fitoi 2:0), gazetari James Montague ka përgatitur një reportazh për median e njohur ndërkombëtare, Bleacher Report, ku paraqitet pasioni i tifozëve për futbollin në Kosovë si dhe historiku i kombëtares dhe i shtetit të Kosovës.

Montague ishte i pranishëm në “Fadil Vokrri”, më 14 tetor kundër Malit të Zi, dhe gjendej në tribunën veriore së bashku me tifozët ultras të kombëtares, tifo-grupin “Dardanët”, derisa përreth kryeqytetit kishte përcjellë atmosferën para dhe pas ndeshjes.

Për më shumë, shikoni kronikën e përgatitur nga ‘Bleacher Report’ më poshtë. /Insporti.com/