Gazetari i ‘Sky Sports’ e bëri huqjen e vitit për trajnerin e ri të Hadërgjonajt

Gazetari i ‘Sky Sports’ e bëri huqjen e vitit për trajnerin e ri të Hadërgjonajt

Kjo fundjavë nuk do të harrohet nga reporteri i Sky Sports, i cili ka bërë një huqje të madhe gjatë ndeshjes, Huddersfield – Manchester City (e diel).

Sky Sports bëri një gafë të madhe përderisa ndeshja ishte duke u zhvilluar, pasi kishin menduar se kanë zbuluar trajnerin e ri të Huddersfield Town.

Sky kishte menduar se kanë parë trajnerin e Borussia Dortmund U-23, Jan Siewert, i cili flitet se do ta marrë pozitën e trajnerit të skuadrës angleze, pas largimit të trajnerit, David Wagner.

Reporteri, Patrick Davison, shkoi në tribunë për të vërtetuar se a ishte njëmend trajneri gjerman në tribuna apo jo, dhe kjo video më poshtë lë të kuptohet se ai ishte vetëm një tifoz dhe se kishte ngjashmëri me trajnerin gjerman.

Huddersifeld vazhdoi me formë tejet të dobët, duke humbur me rezultat 0-3 nga Manchester City.

Që nga java e kaluar janë pa kryetrajner, pas largimit të David Wanger, i cili u largua pas tri vite e gjysmë të kaluara me Huddersfield.

Te ky ekip luan edhe futbollisti nga Kosova, Florent Hadërgjonaj.