Ministria e jashtme e Rusisë e ka arrestuar e më pas e ka dëbuar nga vendi një shtetas japonez për shkak të “tentimit të merr informata konfidencile në lidhje me mundësitë ushtarake të Rusisë”.
![Gazetari japonez arrestohet në Moskë dhe dëbohet për shkak të spiunazhit](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2020/01/5520320945cf27cfb87729151675464_v4_big-730x440.jpg)
Gazetari japonez, emri i të cilin nuk është publikuar, ka pasur 72 orë afat ta braktisë Rusinë, gjë që ai edhe e ka bërë, transmeton Reuters duke u thirrur në mediet ruse.
Ministria ruse ka ftuar përfaqësuesin e ambasadës së Japonisë në Moskë, për t’i dorëzuar protestën zyrtare diplomatike “për shkak të këtij incidenti”./Insajderi.com.