Gazetari turk i internuar dënohet me më shumë se 27 vjet burg me akuza terrori

Gazetari turk i internuar dënohet me më shumë se 27 vjet burg me akuza terrori

Gazetari turk Can Dündar, i cili jeton në internim në Gjermani, u dënua me më shumë se 27 vjet burg nga një gjykatë turke të mërkurën. Gjykata akuzoi gazetarin për marrjen e sekreteve shtetërore për qëllime spiunazhi. Gjykatësi Akın Gürlek gjithashtu e dënoi atë për mbështetjen e terrorizmit, shkruan CBS Neës, transmeton Insajderi.

Gazetari 59-vjeçar ka jetuar në Gjermani që nga fundi i verës të vitit 2016 dhe disa gjykime janë duke u zhvilluar kundër tij në Turqi.

Sidoqoftë, Gjermania nuk ka gjasa të ekstradojë ish-kryeredaktorin e gazetës së përditshme turke “Cumhuriyet”.

Vendimi më i fundit u nxit nga një raport në Cumhuriyet nga viti 2015, kur Dündar ishte kryeredaktor. Në maj 2015, botimi anti-qeveritar kishte raportuar për shpërndarje të fshehta të armëve nga shërbimi i inteligjencës turke për grupet rebele siriane. /Insajderi.com