Gazetarja angleze akuzon Mourinhon: Është seksist

Gazetarja angleze akuzon Mourinhon: Është seksist

Një polemikë e re po qarkullon në lidhje me trajnerin e ri të Romës, Jose Mourinho, shkruan Insajderi.

Trajneri portugez është akuzuar publikisht nga gazetarja, Beth Fischer.

Sipas asaj që u raportua nga gazetarja, trajneri aktual i Romës ka shfaqur qëndrim të hapur seksist kundër tij.

Dy burime të ndryshme kishin thënë se “Special One” nuk dëshironte në asnjë mënyrë që skuadra e femrave të Tottenhamit të stërvitej afër ekipit që drejtonte Mourinho.

“Ai donte që ata të stërviteshin në një fushë sa më të largët, nuk donte t’i dëgjonte ato”, tha gazetarja Fischer.

58-vjeçari ishte pjesë e skuadrës londineze mes viteve 2019 dhe 2021, ndërsa tani është trajner aktual i Romës./Insajderi.com