
Gazetarja gjermane, Mesale Tolu Corlu, mund të dënohet me mbi 15 vjet burgom nëse shpallet fajtore për akuza të lidhura me terrorizmin, njoftoi agjencia e lajmeve, ETHA, duke cituar avokatin e saj.
Tolu, gazetare dhe përkthyese për ETHA, u arrestua më 30 prill në apartamentin e saj në Stamboll, dhe përballet me akuza për propagandë terroriste dhe për anëtarësim në një organizatë terroriste.
Tolu ka nënshtetësi gjermane, jo si Deniz Yucel, i cili ndodhet i burgosur në Silivri.
Yucel, korrespondent i gazetës gjermane “Die Welt”, ndodhet i burgosur që nga muaji shkurt, përcjell Atsh.
Gjykimi kundër Tolu pritet të fillojë më 11 tetor.
Gjermania ka kërkuar lirimin e Tolus, Yucelit si edhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Peter Steudtner.