Një reportere për CNN shpërtheu në lot gjatë raportit të saj mbi shtrimet në spital dhe vdekjet nga COVID-19 në Kaliforninë Jugore këtë të martë.
Korrespondentja e CNN Sara Sidner po përfundonte raportimin e saj në një lidhje të drejtpërdrejtë, i cili mbulonte një spital të mbingarkuar në Los Angeles, shkruan The Hill, transmeton Insajderi.
Gjatë raportimit të saj, Sidner intervistoi një grua me emrin Juliana Jimenez Sesma, e cila humbi nënën dhe njerkun e saj nga virusi brenda 11 ditësh, dhe u desh që funeralin e nënës ta mbante në parking.
“Mos lejoni veten të jeni në këtë pozitë”, u bëri thirrje gazetarja shikuesve gjatë intervistës. “Nëse i doni vërtet më të dashurit tuaj, mos lejoni veten të jeni në këtë pozitë”.
Gjatë lidhjes së saj të drejtpërdrejtë, Sidner shpërtheu në lot dhe kërkoi ndjesë teksa po përpiqëj të përmbyllte raportimin. /Insajderi.com
WOW. Powerful moment on @CNN just now. Must watch. Sending you lots of love @sarasidnerCNN pic.twitter.com/v8Pv4xOo36
— Faith Abubéy (@ReporterFaith) January 12, 2021