Muhaxheri: Demarkacioni me Malin e Zi ka përfunduar qysh në vitin 1930

Artikull i sponsorizuar
Muhaxheri: Demarkacioni me Malin e Zi ka përfunduar qysh në vitin 1930

Sot në Kolegjin AAB ka filluar cikli i debateve me kryetarët e komunave të Kosovës për Qeverisjën Lokale, i ftuari i parë për të diskutuar me studentët ishte kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kryetari i tanishëm i Pejës Gazmend Muhaxheri mes tjerash ka thënë se çështja e demarkacionit të kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, po kundërshtohet nga njerëz të papërgjegjshëm dhe se kjo punë ka përfunduar qysh në vitin 1930.

“Kemi humbur 3 vjet kot, demarkacioni ka përfunduar në vitin 1930 dhe nuk ka të bëjë fare me studimin qe është krijuar sot. Në vitet e tridhjeta ka përfunduar shënjimi i kufijve mes komunës se Pejës dhe Plavës, komunës së Pejës dhe Rozhajës, dhe me këtë marrëveshje Kosova nuk humb territor, nuk mund të marrësh dicka që nuk të përket, kjo çështje nuk mundet kurrsesi me u ndërrua në vitin 2015,2016,2018, apo çfarëdo viti të jetë” ka thënë Muhaxheri.

I pyetur lidhur me temën për qeverisjen lokale sfidë për një kryetar komune sipas Muhaxherit është planifikimi buxhetit me qëllim të zhvillim të komunës. Si kryetar i komunës së Pejës prioritet kryesor tha se i kanë dhënë zhvillimit të turizmit ku projekti kryesor është përfundimi i projektit të qendrës rekreative Borea.