Në bashkëpunim me Amazon, General Motors do të instalojë në vetura asistentin Alexa, që mund të kontrollohet me zë.
Kompanitë kanë bërë të ditur, se ky sistem teknologjik, deri në gjysmën e vitit që vjen, do të mundësohet për të gjitha platformat e infoteitment të modeleve më të reja se ato të vitit 2018 të Buick, Cadillac, Chevrolet dhe GMC, transmeton Telegrafi.
“Kjo sjellë më të mirën, e të dy kompanive fantastike. I kemi dëgjuar klientët tanë dhe gjithçka është e kuptueshme, ata i duan këto teknologji në shtëpitë e tyrë” ka thënë drejtorit i përgjithshëm i General Motors, Santiago Chamorro.
Të dhënat e teknologjisë së kontrolluar me zë, do të shkëmbehen mes kompanive, ndërsa nuk dihen detajet financiare të këtij projekti. Derisa, nuk u bë e ditur se sa do të kushtojë Alexa, kur të jetë gati të integrohet në vetura.
Me shkarkimin e Alexas, shoferët mund të kontrollojnë shumë mundësi të veturës, ndërsa me zë mund të ndezin dritat dhe ngrohjen edhe në shtëpi. Telefoni nuk nevojitet, për ta shfrytëzuar këtë sistem.