fbpx

Genesis Essentia elektrik arrin në vitin 2021

Genesis Essentia elektrik arrin në vitin 2021

Nën-marka luksoze e Hyundai, Genesis paralajmëroi prodhimin serik të konceptit që ajo paraqiti vitin e kaluar në Nju Jork.

Drejtori i Genesis, Manfred Fitzgerald, nuk deshi të përcaktojë se cili model është në fjalë, por ai vuri në dukje se nuk bëhet fjalë për Mint-in e promovuar kohët e fundit.

Genesis do të prezantojë SUV GV80 këtë vit, dhe Fitzgerald njofton se modeli i ardhshëm serik do të përdorë një platformë ekskluzivisht për automjetet elektrike.

Përveç kësaj, spekulohet se bëhet fjalë për Essentia coupe, i cili pritet të dalë në treg pas dy vjetësh.

Nuk ka shumë detaje të njohura për vetë modelin Essentia, përveç se motorët elektrikë e lejojnë atë të përshpejtojë nga 0-100 km/h për tre sekonda.

Nëse merr “dritë jeshile”, Essentia do të jetë modeli më i shtrenjtë në historinë e kompanisë koreane-jugore dhe do të ketë një numër të kufizuar kopjesh.