Genoa mposht Napolin, Rrahmani inkuadrohet në pjesën e dytë

Genoa mposht Napolin, Rrahmani inkuadrohet në pjesën e dytë

Napoli hedh sërish hap fals në kampionatin Italian, njofton Insajderi.

Skuadra e Gennaro Gattusos u mposht nga Genoa e vendit të 11-të me rezultatin 2-1. Sfida nisi keq për të ‘kaltrit’ teksa ish-sulmuesi i Interit, Goran Pandev shënoi dy gola, fillimisht në minutën e 11-të dhe pastaj në të 26-tën.

Goli i Mateo Politanos në minutën e 79-të krijoi iluzionin se takimi mund të ndryshonte fat, por për fatin e keq të Napolit, takimi u mbyll me rezultatin 2-1.

Pas kësaj ndeshjeje, Napoli renditet në vendin e pestë me 37 pikë. Në këtë sfidë, mbrojtësi i Shqipërisë, Elseid Hysaj nuk u aktivizua, edhe pse ishte në stol, ndërsa mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani u aktivizua në minutën e 69-të kur zëvendësoi mbrojtësin grek Manolas. /Insajderi.com