Gentjan Mezani: Drenica është e fortë dhe kampionati është i gjatë

Gentjan Mezani: Drenica është e fortë dhe kampionati është i gjatë

Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka komentuar barazimin ndaj Gjilanit, duke tërhequr vërejtjen se ata nuk guxojnë të humbin shumë pikë, pasi janë në garë për titull – ndërsa ka thënë se atyre u mungoi njeriu që e bënë goditjen e fundit, tek sa ka lavdëruar skuadrën e Drenicës për organizimin e mire ekipor.

“Na mungon njeriu gol, ai personi që mund ta shtyjë topin në rrjetë. Duhet të përmirësohemi. Nuk mjaftojnë lojërat e mira. E kemi dominuar, por kemi humbur dy pikë, ashtu si ndaj Ballkanit”, deklaroi Mezani për Art Sport, transmeton Insajderi.

“Jemi të kushtëzuar sepse kemi shumë të dëmtuar. Shpresoj të na kthehen sa më shpejtë dhe të arrijmë rezultatet”, shtoi ai.

“Drenica është skuadër shumë e mirë, e organizuar. Kampionati është i gjatë, por, mendoj që duhet të jemi më cinik para portës, më të përgjegjshëm dhe t’i shfrytëzojmë rastet sepse kundërshtari mund të të ndëshkojë”, shtoi Mezani./Insajderi.com.