Gerard Pique ka bërë të ditur se ndoshta vitin e ardhshëm mund të pensionohet nga futbolli.
“Do të tërhiqem në Barça. Ky mund të jetë sezoni i fundit për mua. Nuk mund të siguroj që do të jem 100% sezonin e ardhshëm”, ka thënë ndër të tjerat shtatëgjati për mediat spanjolle, transmeton Shqip.com.
34 vjeçari që aktualisht është jashtë fushës së gjelbër për shkak të një lëndimi, po ashtu ka folur edhe për të ardhmen e Barcelonës.
“Ditën kur shoh se nuk mund t’i jap skuadrës gjithçka që kam kam dhënë me kalimin e viteve, do të shkoj. Unë e di kur jam mirë dhe kur nuk jam. Mendoj se 5 dhe 10 vitet e ardhshme do të jenë të mira për Barçën”, tha numri tre i katalunasve.
Pique, ishte transferuar tek Barcelona në vitin 2008 për një shumë prej 5 milionë eurove dhe që nga atëherë ka zhvilluar 666 ndeshje për zyrtare për ta./Insajderi.com