Trajneri Steven Gerrard iu ka treguar lojtarëve të ekipit të Rangers se do t’ia kthejë shpinën ekipit të tij, vetëm nëse i ofron punë Liverpooli.
Gerrard ka qenë i zënë duke u munduar të transferojë disa lojtarë për të forcuar ekipin për sezonin e ardhshëm.
Mundësia për t’u kthyer në Liverpool është shumë e vogël për shkak se Jurgen Kloop po e tregon vetën si një trajner i mrekullueshëm, mirëpo në të ardhmen mund të ndodh, ashtu siç ka ndodhur rikthimi i Lampardit në “Stamford Bridge”.
Për momentin Gerrardi iu ka siguruar lojtarëve se do të jetë në ekipin e Rangers dhe do të bëjë më të mirën për të mposhtur Newcastle.