
Ish trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka zgjedhur të vazhdojë karrierën si trajner tek ekipi kombëtar i Azerbajgjanit, kështu ka njoftuar mediumi italian ANSA, transmeton Insajderi.
Sipas ANSA, De Biasi ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare pë Azerbagjanin dhe synimi i tij është ta kualifikojë këtë shtet në botërorin e vitit 2022. Gianni De Biassi me vete në shtabin teknik ka marrë Benito Carbonen dhe Claudio Bellucin.
Kujtojmë se trajneri italian, kishte bërë senzacion tek Kombëtarja Shqiptare duke e kualifikuar në evropianin e vitit 2016 që ishte mbajtur në Francë./Insajderi.com