
Olivier Giroud është pranë rikthimit në fushën e gjelbër.
Sulmuesi francez ka humbur dy ndeshjet e fundit të Milanit për shkak të një lëndimi, por sipas “Milan News”, ai është parë duke stërvitur me rosonerët në mengjesin e sotëm, shkruan Shqip.com.
Nëse gjërat shkojnë sipas planit, atëherë ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen që kuqezinjtë e zhvillojnë të shtunën ndaj Spezias.
Giroud ka zhvilluar gjithsej dy ndeshje me rosonerët, në të cilat ka shënuar dy gola.
I lënduar vazhdon të mbetet edhe Zlatan Ibrahimovic për të cilin nuk ka një datë të saktë se kur do të rikthehet.
3 ndeshjet e ardhshme te Milanit deri ne pushimin e kombetareve:
25/9 | Spezia vs Milan
28/9 | Milan vs Atletico Madrid
3/10 | Atalanta vs Milan /Insajderi.com