
Xhudisti Akil Gjakova nuk arriti që të kurorëzohet me medalje në Grand Prix të Hagës gjatë garës së sotme.
Gjakova thotë se është ndarë i kënaqur me performancën e tij, por jo edhe me rezultatin.
“Vendi i pestë sot në Hagë. I lumtur me performancën, por jo edhe me rezultatin. Pikë të reja”, ka shkruar Gjakova në Facebook.
Ai sot u mposhtë në luftë për medaljen e bronztë nga xhudisti gjerman, Anthony Zingg.