Gjashtë rivalitetet individuale më të zjarrta në futboll

Gjashtë rivalitetet individuale më të zjarrta në futboll

Futbolli është një sport ekipor, por rivaliteti individual është një element që e bënë lojën edhe më interesante.

Gjithmonë ka reagime kur dy lojtarë që kanë histori me njëri-tjetrin, ndeshen kokë më kokë.

Pa marrë parasysh nëse janë dy futbollistë që po luftojnë për statistika, apo dy të tjerë me marrëdhënie të tensionuara, betejat një kundër një janë gjithmonë ato që e bëjnë lojën më interesante për shikuesit, transmeton Insporti.

Këto janë gjashtë rivalitetet më të zjarrta në futboll.

Sergio Ramos-Dejan Lovren

Dejan Lovren

Sergio Ramos, supozohet që me qëllim – dhe me sukses – tentoi të lëndonte Mohamed Salahun në finalen e Champions Leagues më 2018, gjë që ka irrituar mbrojtësin e Liverpoolit, Dejan Lovren.

Kroati u “hakmorr” kur Kroacia mundi Spanjën 3-2 në kuadër të Ligës së Kombeve në nëntor, duke u tallë me Ramosin pas ndeshjes në rrjetet sociale, duke shkruar:

“Haha 3-2! Shko dhe fol tani shok. Shok! Ata janë një tufë p**.”

Ramosi u përgjigj me një foto të tijën duke ngritur trofeun e Champions Leagues, me një pamje ku shihet Lovreni me duart mbi kokë.

John Terry-Wayne Bridge

Chelsea's captain John Terry (R) fails t

Në janar të vitit 2010 u zbulua se kapiteni i Kombëtares së Anglisë, John Terry ishte përfshirë në një aferë jashtëmartersore me Vanessa Perroncelin.

Perronceli ishte ish e dashura e Wayne Bridge, me të cilin Terry kishte luajtur te Chelsea.

I ashtuquajturi rivaliteti mes Bridge dhe Terryt mori më shumë vëmendjen e shtypit, se që pati ndonjë betejë brenda fushës.

Sidoqoftë, dyshja u përballë në Premier League në shkurt të vitit 2010, kur Bridge refuzoi t’ia shtrëngonte dorën mbrojtësit legjendar.

Ndodhitë e mëvonshme ishin më të rëndësishme, pasi Terryt iu mor shiriti i kapitenit në Kombëtare.

Mauro Icardi-Maxi Lopez

Mauro Emanuel Icardi

Kur flasim për afera…

Maxi Lopezi ishte martuar me modelen nga Argjentina, Wanda Naran për pesë vite, para se të divorcoheshin në dhjetor të vitit 2013, në mesin e akuzave për një aferë mes Naras dhe ish-bashkëlojtarit të Lopez te Sampdoria, Mauro Icardit.

Ky i fundit mohoi gjithçka, por ai dhe Nara u martuan vetëm gjashtë muaj pasi ajo u divorcua nga Lopez.

Lopez refuzoi të shtrëngonte dorën e Icardit në ndeshjen mes Interit dhe Sampdorias në prill të vitit 2014, duke nxitur shtypin që ta etiketojë rastin si “Derbi Nara”.

Ka pasur spekulime se mafia i kishte thënë Lopezit se do ta rrahnin Icardin nëse ai dëshiron një gjë të tillë. Fatmirësisht, ai nuk e pranoi ofertën.

Steven Gerrard-Frank Lampard

Frank Lampard,Steven Gerrard

Ky rivalitet është një tjetër fabrikim nga mediet. Steven Gerrard dhe Frank Lampard kishin marrëdhënie të mirë brenda dhe jashtë fushës, derisa ishin bashkëlojtarë te Kombëtarja e Anglisë prej vitit 200 deri më 2014.

Gerrardi dhe Lampardi ishin postierë të rivalitetit mes Liverpoolit dhe Chelseat. Ata ishin lojtarë shumë të ngjashëm, me aftësi briliante pasimi dhe goditje të fuqishme, kështu që krahasimet ishin të natyrshme.

Shumë analistë potencuan se kjo dyshe nuk mund të ndahej sa i përket aftësive, dhe ky ishte një problem që u shkaktoi kokëdhimbje shumë trajnerëve të “Tre Luanëve” ndër vite.

Ngjashmëritë e bënin të vështirë që të dy të aktivizoheshin në të njejtin formacion, por aftësitë e tyre nënkuptuan se asnjëri nuk mund të lihej rezervist.

Sergio Ramos-Gerard Pique

Gerard Pique,Sergio Ramos Garcia - Soccer Player

Rikthehemi te Ramosi. Mbrojtësi spanjoll e ka të pamundur të qëndrojë larg kryetitujve.

Mosmarrëveshjet e tij me Gerard Piquen u bënë edhe më intriguese nga fakti se dyshja ka luajtur së bashku në 75 ndeshje me Kombëtaren, duke korrur shumë suksese.

Ishte viti 2015 kur marrëdhënia e dyshes vërtetë filloi të tensionohej. Pique vazhdimisht thumboi Real Madridin pasi Barcelona fitoi titullin, duke u tallur me Alvaro Alberoan dhe aftësitë e tij në mbrojtje.

Ramosi kishte thënë se sjellja e Piques po e dëmtonte atmosferën brenda skuadrës së Spanjës, por dyshja vazhdoi të shkëmbente fjalë thumbuese, dhe pritet që të vazhdojë ta bëjë këtë deri në pensionim.

Lionel Messi-Cristiano Ronaldo

Lionel Messi,Cristiano Ronaldo

Asnjë listë e rivaliteteve në futboll nuk do të ishte e kompletuar nëse nuk do të përfshiheshin emrat e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Këta dy lojtarë kanë dominuar në çdo aspekt në dekadën e fundit, secili duke vënë standarde të reja për tjetrin që t’i arrijë.

Për zhgënjimin e medieve, nuk duket të ketë ndonjë problem personal mes dyshes, me Messin që kishte thënë në vitin 2014:

“Vetëm mediet, shtypi, dëshiron që ne të luftojmë, por unë kurrë nuk jam nervozuar me Cristianon.”

Të dy lojtarët janë legjenda të vërtetë të sportit, dhe debati se cili është më i mirë asnjëherë nuk do të përfundojë, por shumica e njerëzve pajtohen se ne duhet t’i vlerësojmë të dy dhe t’i shijojmë sa janë ende aktivë. /Insporti.com/