Gjashtë veta arratisen nga burgu – përdorin çarçafët si konop

Gjashtë veta arratisen nga burgu – përdorin çarçafët si konop

Gjashtë të burgosur janë në arrati pasi kanë arritur të ikin nga burgu i Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Ikja e gjashtë personave ndodhi në vikendin e kaluar duke përdorur një konop të improvizuar.

Zyrtarët policorë kanë lajmëruar qytetarët të kenë kujdes meqë të arratisurit janë “të rrezikshëm dhe të armatosur”. Njëri prej tyre ka qenë në burg për vrasje.

Arratisja ka ndodhur të shtunën në orët e vona, ka treguar sherifi i zonës ku është i vendosur burgu, Vernon Warnke.

Siç raporton BBC gjashtë personat arritën të hipin në çatinë e burgut dhe më pas me çarçaf të lidhur njëri me tjetrin u lëshuan jashtë burgut.

Gjatë gjithë kësaj kohe, rojat e burgut nuk kishin hetuar fare mungesën e tyre.

Tashmë departamenti i Sherifit në Kaliforni ka formuar një task-forcë për t’i rikthyer në burg./Insajderi.com