Gjashtë vjet pas nënshkrimit hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Gjashtë vjet pas nënshkrimit hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë midis Kosovës dhe Turqisë hyri në fuqi gjashtë vjet pas nënshkrimit të saj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nënshkroi një dekret që ratifikon Marrëveshjen, me kërkesë të ministrit të Jashtëm, Behxhet Pacolli, në prill të këtij viti.

Kjo Marrëveshje parashikon heqjen e tarifave doganore për një numër të madh të produkteve, kryesisht industriale, të cilat do të kenë një çmim më të ulët për konsumatorët.

Siç thuhet në të, qëllimet e Marrëveshjes janë rritja dhe përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik midis Kosovës dhe Turqisë, përmirësimi dhe zgjerimi i tregtisë dypalëshe, heqja e pengesave dhe kufizimeve në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, si dhe krijimi i kushteve të barabarta për konkurrencë.

Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2013 nga ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës, Mimoza Kusari Lila dhe ish-ministri turk i Ekonomisë, Zafer Gjaglajan.