Të enjten në Irak humbën jetën 33 protestues në protesta, kanë kumtuar autoritetet bilancin e ri të viktimave.
Komisioni Qeveritar për të Drejtat e Njeriut ka pretenduar se në bilancin e mëhershëm kanë pësuar 31 persona dhe ka shtuar se këto janë një prej protestave më “vdekjeprurëse” prej fillimit të tubimit të qytetarëve para gati dy muajve.
Komisioni e ka dënuar “përdorimi e tepruar të dhunës” të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Irakut.
Qysh prej 01 tetorit Bagdadin dhe jugun e Irakut po tronditin protestat kundër qeveritare në të cilat po kërkohen reformat dhe largimi nga pushteti i politikanëve për të cilët qytetarët pretendojnë se janë të korruptuar dhe jokompetentë.
Prej fillimit të protestave kanë pësuar 390 njerëz derisa rreth 15.000 të tjerë janë lënduar./Insajderi.com.