Gjatë përgatitjeve për Forumin e Davosit arrestohen spiunët rusë

Policia e Zvicrës ka arrestuar në gusht të vitit të kaluar në Davos dy spiunë rusë. Ata përgatitin aktivitetet spiunazhe gjatë Forumit të sivjetmë të Ekonomisë Botërore.

Gjatë përgatitjeve për Forumin e Davosit arrestohen spiunët rusë

Sipas mediave zvicerane, rusët e arrestuar kanë pasur pasaporta diplomatike prej të cilëve njëri është prezantuar se është mjeshtër ujësjellësi, shkruan BBC.

Ambasada e Rusisë në Bern ka kumtuar se “mediat po përpiqen të bëjnë skandal prej asgjëje” dhe se “ata për këtë incident kanë kuptuar prej mediave”, si dhe “nuk ka të dhëna se dy shtetas rusë janë hetuar në gusht”.

Siç pretendohet, policia e kantoni të Graubundenit filloi të dyshojë kur ka marrë informata se dy rusë duan të mbesin në Davos, përndryshe qendër e skijimit, tre javë, por nuk u shpjegua se cilat operacione saktësisht kanë ndërmarrë ata.

Zëdhënësja e policisë ka konfirmuar se rusët janë ndaluar./Insajderi.com.