Gjatë seancës urgjente të parlamentit, deputetët i shkëmbejnë fotografitë e futbollistëve

Gjatë seancës urgjente të parlamentit, deputetët i shkëmbejnë fotografitë e futbollistëve

Nuk ka dyshim se mbledhja e fotografive të Paninit është ritual i pashmangshëm para çdo Kampionati Botëror të futbollit, por pamjet që na vijnë nga parlamenti i Brazilit konfirmojnë se në këtë  vend futbolli është mbi politikën.

Gjatë seancës gjoja shumë të rëndësishme dhe urgjente të parlamentit, disa deputetë i shkëmbenin fotografitë e futbollistëve.

Për të qenë situata edhe më qesharake, në atë kohë bëhej votimi, dhe “lideri” i tyre disa herë iu kishte tërhequr vërejtjen që të bëhen serioz dhe të sillen ashtu si pret populli prej tyre.

Nuk kishte shumë seriozitet atë ditë, përndryshe shumë njerëz mund të kishin thënë se në shumë parlamente nëpër botë situata është e ngjashme. Këta së paku kanë fituar simpatinë e simpatizuesve të Kampionatit Botëror…/Insajderi.com.