Banorët e një qyteti të vogël në Meksikën qendrore u zgjuan ditën e Krishtlindjes duke gjetur 6 koka të prera të lëna në mes të rrugës.
Mediat lokale bëjnë të ditur se, pranë kokave autoritetet gjetën një mesazh të gdhendur në një copë kartoni, por nuk e publikuan përmbajtjen e mesazhit.
Sipas burimeve mediatike, 6 kokat, të cilat u përkisnin burrave të rinj në moshë, u gjetën në Hikulipan, një qytet me rreth 50 mijë banorë, në shtetin e Mikoaçanit.
“Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është pasojë e një lufte për territor mes bandave kriminale”, thanë autoritetet për mediat.
Niveli i sigurisë nëpër qytet u përforcua dhe policia ka ngritur postoblloqe dhe vënë në lëvizje patrulla të shumta për të shmangur një kundërpërgjigje nga banda rivale.