Gjenden gjësendet e gazetarit të vrarë Khashoggi

Gjenden gjësendet e gazetarit të vrarë Khashoggi

Forenzika turke ka gjetur dy valixhe me sendet personale të gazetarit saudit Jamal Khashoggi, në një automjet të parkuar që i përket konsullatës saudite në Stamboll.

Mediat turke raportojnë se një ekip hulumtues sauditësh ishte i pranishëm së bashku me hetuesit turq, kur automjeti u kontrollua.

Gazetari u zhduk më 2 tetor në konsullatën saudite në Stamboll dhe Arabia Saudite ka pranuar se një gazetar u vra në një përleshje në konsullatë.