fbpx

Gjendet e vdekur sportistja e njohur

Gjendet e vdekur sportistja e njohur

Margarita Plavunova, sportiste dhe modele e njohur në Rusi, ka ndërruar jetë teksa po bënte vrap. 25 vjeçarja, u gjet e vdekur në anë të rrugës pasi ‘u rrëzua ndërsa bënte vrap’.

Plavunova u gjet e pajetë në rrethin Morshansky në rajonin e Tamblovskaya Oblastin të Rusisë perëndimore.

Sipas mediave britanike ajo ka pësuar atak kardiak. Sportisja ishte e njohur në garat me pengesa, ku kishte fituar edhe disa trofe, ndërsa merrej edhe me modeling.