Gjendet i vdekur dy-herë kampioni në “snowboarder”

Gjendet i vdekur dy-herë kampioni në “snowboarder”

Dy herë kampioni i botës në “snowboarder”, (rrëshqitje me dërrasë në borë), Alex Pullin, ka vdekur derisa po peshkonte nën ujë me shtizë në vendin e tij të lindjes në Australi, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Pullin, 32 vjeçar, u gjet pa shenja jete në një plazh të martën.

Mjekët në vendin e ngjarjes provuan ta kthenin në jetë por nuk ia dolën, thonë autoritet në njoftimin zyrtar për vdekjen e tij.

Pullin me që njihej me nofkën “Cumpy” ishte udhëheqës i ekipit të Australisë në Lojërat Olimpike dimërore në Sochi./Insajderi.com