Gjendet i vdekur futbollisti i klubit argjentinas Godoy Cruz

Gjendet i vdekur futbollisti i klubit argjentinas Godoy Cruz

Një lajm tronditës për futbollin vjen nga Argjentina, aty ku sulmuesi uruguaian, Santiago Garcia, është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij, njofton Insajderi.

Futbollisti 30 vjeçar prej katër vitesh ishte pjesë e skuadrës argjentinase të Godoy Cruz.

Prej tre ditësh, Garcia i kishte humbur kontaktet me të gjithë dhe për këtë arsye familja e tij kishte njoftuar policinë, e cila pas mbërritjes në shtëpinë e lojtarit, e gjeti atë në shtëpi, teksa kishte ndërruar jetë.

Gjithashtu pranë tij ndodhej edhe një armë zjarri dhe në Argjentinë raportojnë se bëhet fjalë për një vetëvrasje. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj vetëvrasje dhe çfarë e shtyu lojtarin të kryejë këtë akt. /Insajderi.com