
Gjurmë të agjentit nervor me të cilin është provuar të helmohet politikani rus, Alexei Navalny, janë gjetur në një shishe në dhomën e hotelit në të cilin ka qëndruar ai, para se të sëmurej, kanë njoftuar nga ekipi i tij raporton Insajderi.
Navalny kolapsoi më pas gjatë një fluturimi në Siberi në gusht të këtij viti. Ekipi nga Gjermania, ku edhe po trajtohet opozitari i Vladimir Putin, thotë se ai u helmua me një agjent nervor të quajtur Novichok.
Më parë ishte menduar se mund të ketë qenë target i sulmit të helmimit në aeroport.
“Tani e kuptojmë. Ndodhi para se ta linte dhomën dhe të mbërrite në aeroport”, thuhet në një postim në Instagram.
Navalny është lider i opozitës në Rusi dhe kritiku më i madh i Putinit.
Prandaj, skuadra e tij mendojnë se ishte urdhër direkt i presidentit rus helmimi i udhëheqësit të tyre.
Në anën tjetër Kremlini mohon çdo akuzë në lidhje me këtë rast./Insajderi.com