Gjendja shëndetësore e opozitarit rus në burg po keqësohet

Gjendja shëndetësore e opozitarit rus në burg po keqësohet

Shëndeti i kritikut të pushtetit rus, Alexei Navalny, po përkeqësohet ndërsa ai vuan dënimin e tij me burg, kanë thënë avokatët e tij.

Navalny u dënua me një burg prej dy e gjysmë viti muajin e kaluar për shkeljen e kushteve të provës së tij ndërsa ishte duke u rikuperuar nga një sulm i agjentit nervor në Gjermani.

Ai po vuan dënimin në një koloni penale në Pokrov, rreth 85 kilometra në lindje të Moskës, e njohur për kushtet e saj të vështira të paraburgimit, raporton Euronewss.

Më parë këtë muaj, Navalny e përshkroi atë si një “kamp përqendrimi”.

Avokatët e Navalny thanë në një deklaratë të lëshuar që nga fundi i javës së kaluar figura e opozitës ka përjetuar “dhimbje të forta shpine”, “nuk mund të qëndrojë në këmbë” dhe i është rënë të fikët. /Insajderi.com