Rusia regjistroi 162.758 vdekje në qershor, 18.6% më shumë se sa në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, treguan të Premten të dhënat nga shërbimi shtetëror i statistikave Rosstat.
Kjo përfshin 11.917 vdekje të personave të dyshuar ose të konfirmuar se kishin COVID-19. Nga këto, COVID-19 u regjistrua si shkaku kryesor i vdekjes në 5,448 raste, raporton Reuters, transmeton Insajderi.
Shumë vende po shikojnë me vëmendje statistikat e tilla të “vdekshmërisë nga shkaqet” si një udhëzues për të kuptuar ndikimin e plotë të virusit, pasi disa vdekje të shkaktuara nga COVID-19 mund të shkojnë të paregjistruara, ndërsa numri i vdekjeve nga sëmundje të tjera gjithashtu mund të rritet në një kohë kur sistemet e kujdesit shëndetësor janë nën tendosje dhe presion.
Në Rusi pati 3.1% më shumë vdekje në gjysmën e parë të vitit 2020 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në maj, kishte 11,9% më shumë vdekje sesa maji i kaluar.
Që nga e Premtja, Rusia kishte raportuar 877,135 raste të coronavirus, vendi i katërt me më së shumti në botë, ndërsa 14 mijë e 725 janë vdekjet e raportuara./Insajderi.com.