Njëri nga oficerët më të rëndësishëm të ushtrisë amerikane, Gen Mark Milley, ka deklaruar se kishte gabuar dhe se tani është penduar që iu bashkua marshit të Presidentit Donald Trump, në një kishë pranë Shtëpisë së Bardhë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kjo ngjarje e 1 Qeshorit në SHBA, “ka krijuar përshtypjen se ushtria po përfshihet në çështjet politike”, ka thënë Mark Milley.
Trump kishte marshuar pranë kishës në Uashington, menjëherë pas një proteste paqësore anti-raciste, që po e dënon ashpër vrasjen e afro-amerikanit George Floyd nga policia amerikane.
Për më tepër, përdorimi i trupave të ushtrisë amerikane për t’i shuar protestat, është një çështje që ka provokuar debat në SHBA.
Trump vazhdimisht për thirrjen e ushtrisë në ndërhyrje në këto protesta anti-raciste, i është referuar “rendit dhe ligjit”. Presidenti amerikan, ka ftuar Gardën Kombëtare në kryeqytetin amerikan, e është zotuar se do të dërgojë forca ushtarake edhe në qytetet e tjera të SHBA-së, për ndërhyrje në protesta të dhunshme. /Insajderi.com