
Autoritetet gjeorgjiane kanë deklaruar se do të arrestojnë ish -presidentin Mikheil Saakashvili nëse ai kthehet në vend.
Saakashvili njoftoi të hënën se kishte në plan të fluturonte në Gjeorgji për zgjedhjet lokale të fundjavës, raporton Euronws, transmeton Insajderi.com
53-vjeçari, i cili shërbeu si president nga 2004 në 2013, është akuzuar nga gjyqësori gjeorgjian për abuzim me pushtetin.

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili.
Themeluesi i partisë opozitare kryesore Lëvizja Kombëtare e Bashkuar (UNM) është shpërngulur për në Ukrainë.
Ai deklaron se rasti është politik dhe postoi një fotografi në Facebook të një bilete avioni për në Tbilisi për votimin e së shtunës mbrëma.
Gjeorgjia u zhyt në një krizë politike që nga viti i kaluar kur partitë opozitare pretenduan se kishte një mashtrim masiv në zgjedhjet parlamentare. /Insajderi.com