Gjermani: Gjendet 20 vjeçarja shqiptare që ishte zhdukur që pesë ditë

Gjermani: Gjendet 20 vjeçarja shqiptare që ishte zhdukur që pesë ditë

20-vjeçarja Laura N. nga Freudenstadt, e cila ishte zhdukur që nga e premtja, është kthyer në shtëpi.

Siç njoftoi policia të martën në mbrëmje, ajo u gjet nga një dëshmitar në zonën urbane të Freudenstadt të martën vonë pasdite.

Mediat gjermane raportojnë se po kërkohen hetime të mëtejshme për të sqaruar historikun e zhdukjes së saj. Informacione të mëtejshme nuk mund të jepeshin për momentin, transmeton Insajderi.

Sipas organeve të rendit, 20 vjeçarja shqiptare është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Ajo jeton në qytetin Freudenstadt dhe ishte parë për herë të fundit në stacionin e trenit në Offenburg.

Laura N, ishte takuar me një grup të panjohur.

Sipas raportimit të RTL, vajza shqiptare kishte dashur ta njoftonte familjen e saj për këtë takim por telefoni i saj kishte mbetur pa bateri.

Moskontaktimi për një kohë ka ngjallur shqetësimin tek familje se mund t’i kishte ndodhur diçka asaj.Insajderi.com