Gjermania nis hetime ndaj kompanisë së automjeteve “Audi”

Gjermania nis hetime ndaj kompanisë së automjeteve “Audi”

Prokuroria e Mynihut në deklaratën me shkrim bëri të ditur se ka nisur hetimi ndaj personave të paidentifikuar lidhur me pohimet se kanë bërë mashtrime dhe reklama të papërshtatshme.

Në qendrën e kompanisë gjermane të prodhimit të automjeteve “Audi”, në Ingolstadt dhe në objektet e saj në Neckersulm janë kryer kontrolle, raporton Anadolu Agency.

Zëdhënësi i kompanisë “Audi”, Toni Melfi, në deklaratën e tij tha se kontrollet e kryera në Ingolstadt dhe Neckersulm me kërkesë të Prokurorisë së Mynihut dhe Shtutgartit janë në lidhje me “çështjen e dizelit”.