Gjermani: Rrokulliset autobusi me targa të Serbisë, 19 të lënduar

Gjermani: Rrokulliset autobusi me targa të Serbisë, 19 të lënduar

Të paktën 19 persona kanë mbetur të lënduar pasi një autobus me targa të Serbisë është rrotulluar në autostradën mes Staakow dhe Freiwalde, në Gjermani, transmeton Insajderi.

Siç konfirmoi për BILD Torsten Wendt, zëdhënës i Departamentit Përgjegjës të Policisë në Jug, ishte duke shkuar nga Beogradi përmes Berlinit në Stokholm, në orën 9.48 të mëngjesit kur ndodhi aksidenti.

“Autobusi doli nga rruga rreth 50 metra pas hyrjes në autostradë”, deklaroi Wendt.

Shkaku i aksidentit është ende plotësisht i paqartë.

Në bord ishin dy izraelitë, një suedez, gjashtë gjermanë, dy gjermano-turq dhe shtatë serbë. Në total në autobus ishin 19 persona mes moshës 21 deri 64 vjeç.

Një person është i plagosur rëndë identiteti i të cilit ende nuk është bërë publik. Ai u dërgua menjëherë në spital me helikopter të shpëtimit. Dy shoferët gjithashtu pësuan lëndime.

Gjashtë persona të tjerë u dërguan në klinika, sipas zëdhënësit Wendt. Dhjetë persona të lënduar lehtë morën kujdes shëndetësore në vendin e aksidentit./Insajderi.com