
Konflikti i Kaukazit, i ndezur në këtë kohë nga Armenia dhe Azerbajxhani, ka marrë vëmendjen edhe të dy fuqive ushtarake, të Gjermanisë dhe Turqisë, transmeton Insajderi.
Në një bisedë telefonike të zhvilluar ditën e martë, mes ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, dhe homologut të tij gjerman, Heiko Mass, u diskutuan zhvillimet e fundit të përplasjes në zonën e Kaukazit, raporton Anadolu Agency.
Telefonata u realizua vetëm disa ditë pasi përplasjet shpërthyen në kufirin Armeni-Azerbajxhan, pasi Armenia filloi sulmet e para duke shkaktuar viktima civile.
Që nga koha e fillimit të aksioneve ushtarake, janë shkaktuar afër 100 viktima, mes tyre edhe civil.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, kanë kërkuar që menjëherë të ndërpriten aksionet ushtarake përgjatë kufirit. /Insajderi.com