Qeveria e koalicionit gjerman ka rënë dakord për një kuotë të detyrueshme për gratë në bordet e kompanive të listuara në atë që vlerësohet si një moment historik për ekonominë më të madhe të Evropës, shkruan Associated Press, transmeton Insajderi.
Kompanitë e listuara me borde drejtimi me më shumë se tre drejtues duhet të caktojnë të paktën një grua në pozitë ekzekutive, sipas një deklarate të premten nga ministria gjermane për çështjet familjare, të moshuarit, gratë dhe të rinjtë. Një vendim përfundimtar mbi masën e re pritet javën e ardhshme.
Gjermania ka mbetur mbrapa kur bëhet fjalë për përqindjen e pozicioneve të larta ekzekutive të mbajtura nga gratë.
Megjithatë, kuotat e detyrueshme ligjërisht si një mjet për arritjen e barazisë gjinore janë të diskutueshme. Kundërshtarët argumentojnë se ato janë shumë të rekomandueshme dhe mund të rezultojnë në gra të ngritën në pozitë padrejtësisht, ose perceptohen si të ngritura në pozitë padrejtësisht. /Insajderi.com