Gjermania e Italia shtërngojnë rregullat e udhëtimit për shtetet e tjera të BE-së

Gjermania e Italia shtërngojnë rregullat e udhëtimit për shtetet e tjera të BE-së

Italia dhe Gjermania shtrënguan rregullat për udhëtimin në Bashkimin Evropian të martën, ndërsa blloku goditet nga një valë e tretë vdekjeprurëse e COVID-19.

Italia ka në plan të fusë një karantinë pesë-ditore për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian, thanë të martën burime të ministrisë së shëndetësisë, raporton Euronews.

Udhëtarëve gjithashtu do t’u kërkohet të bëjnë një test të Coronavirusit para se të largohen nga vendi dhe një test të mëtejshëm pasi të ketë përfunduar periudha e karantinës.

Italia tashmë kishte masa të ngjashme në fuqi për vendet jo-BE. /Insajderi.com