Gjermania do të hyjë në një bllokim gjatë periudhës së Krishtlindjes pasi numri i vdekjeve dhe infeksioneve nga Covid arrin nivele rekord.
Dyqanet jo thelbësore do të mbyllen në të gjithë vendin nga e mërkura, poashtu edhe shkollat.
Kancelarja Angela Merkel fajësoi blerjet e Krishtlindjeve për rritje “të konsiderueshme” të kontakteve shoqërore.
Shifrat e fundit treguan 20.200 infeksione të tjera dhe 321 vdekje të tjera.
Bllokimi i ri do të zgjasë nga 16 dhjetor deri më 10 janar. Duke njoftuar masat pas takimit me udhëheqësit e 16 shteteve të vendit, zonja Merkel tha se kishte “një nevojë urgjente për të marrë masa”.
Restorantet, baret dhe qendrat e kohës së lirë tashmë janë mbyllur që nga nëntori, dhe disa zona të vendit kishin vendosur bllokimet e tyre.
Nën bllokimin kombëtar, dyqanet thelbësore, të tilla si ato që shesin ushqime, do të qëndrojnë të hapura, ashtu si edhe bankat.
Pikat e shitjes së pemëve të Krishtlindjes gjithashtu mund të vazhdojnë tregtinë. Sallonet e flokëve janë ndër bizneset që duhet të mbyllen./Insajderi.com
BBC News