Gjermania i druhet varianteve të reja të Coronavirusit – vendos kontroll kufitar për këto shtete

Gjermania i druhet varianteve të reja të Coronavirusit – vendos kontroll kufitar për këto shtete

Evropa Qendrore është bërë zona më e fundit e kontinentit të Coronavirusit, me Austrinë që po përpiqet të përmbajë një shpërthim të variantit të ri të identifikuar së pari në Afrikën e Jugut dhe Republikën Çeke fqinje që përballet me mungesa të shtretërve spitalorë në krye të një krize politike për bllokimet komvëtare, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Situata e përkeqësuar në provincën austriake të Tirolit dhe Republikën Çeke e detyroi Gjermaninë të shpallë kontrolle të reja kufitare me të dy vendet për të përmbajtur përhapjen e sëmundjes.

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn tha se rregullat e reja, të cilat do të hyjnë në fuqi të dielën, ishin të pashmangshme. /Insajderi.com