Gjermania kërkon t’i jepet fund “bllokimit të Katarit”

Gjermania kërkon t’i jepet fund “bllokimit të Katarit”

Gjermania tha sërish se duhet të bëhen përpjekje diplomatike për të zgjidhur krizën mbi Katarin, të cilin fqinjët arabë e akuzojnë për financim të terrorizmit.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahrejni kanë ndërprerë udhëtimin dhe të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin qysh të hënën.

Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, tha se “bllokada e trafikut ajror dhe tokësor” duhet të hiqet.

Ai i bëri këto komente në qytetin gjerman Volfenbutel, gjatë takimit me homologun kataras, sheik Mohammed bin Abdulrahman al-Thani.

Gabriel ka takuar dy ditë më parë edhe ministrin e Jashtëm saudit, të cilit i ka thënë se të gjitha palët duhet të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, njofton rel.

Katari i mohon akuzat për mbështetje të ekstremistëve islamikë.