Gjermania ndalon përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Gjermania ndalon përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Gjermania ka ndaluar përkohësisht përdorimin e vaksinës së Coronavirusit të ri (COVID-19) të prodhuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca për shkak të frikës nga mpiksja serioze të gjakut, transmeton Insajderi.

Ministria gjermane e Shëndetësisë në rrjetet sociale njoftoi se kjo vjen pasi rregullatori kombëtar i vaksinave Paul-Ehrlich-Institut këshilloi qeverinë të ndërpresë përdorimin e vaksinës AstraZeneca si një masë paraprake, raporton Anadolu Ageny (AA).

“Pas raporteve të reja të trombozës në tru në lidhje me vaksinimet në Gjermani dhe Evropë, Paul-Ehrlich-Institut beson se studime të mëtejshme janë të nevojshme. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) do të vendosë nëse dhe si do të ndikojnë gjetjet e reja në miratimin e vaksinës”, tha ministria gjermane.

Në javët e fundit vendet evropiane, përfshirë Irlandën, Holandën, Danimarkën, Norvegjinë dhe Islandën, kanë pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pas raporteve të mpiksjes së gjakut tek personat pas marrjes së dozës së vaksinës. /Insajderi.com