Gjermania publikon listën e lojtarëve për Kampionatin Europian

Gjermania publikon listën e lojtarëve për Kampionatin Europian

Ditën e sotme trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve që do të jenë pjesë e skuadrës në Kampionatin Europian, njofton Insajderi.

Bie në sy rikthimi i dy legjionarëve, Thomas Muller dhe Mats Hummels të cilët nuk e vishnin fanellën e kombëtares që nga viti 2018 në barazimin 2-2 kundër Holandës.

Dyshja u bë “viktimë” e dështimit në Kupën e Botës 2018, por më pas dhe revolucioni i Low doli një dështim. Muller edhe pse 31 vjeç ka shënuar 11 gola këtë sezon me Bayernin dhe ka dhënë 18 asistime për shokët e skuadrës, ndërsa Hummels triumfoi me Dortmundin duke fituar Kupën e Gjermanisë.

Muller dhe Hummels ishin pjesë e “panzerave” kur këta të fundit triumfuan në Kupën e Botës në vitin 2016, duke mbajtur një rol kyç në skuadër. /Insajderi.com