Gjermania raporton 201 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Gjermania raporton 201 viktima nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë shënuar mbi 24.300 raste me Coronavirus, transmeton Insajderi.

Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI), thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 24.300 raste me COVID-19, duke e rritur në 2.833.173 numrin e përgjithshëm të rasteve.

Më tej, thuhet se për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 201 persona, duke e rritur totalin e vdekjeve nga virusi në 76.543.

Në valën e tretë të COVID-19 në Gjermani vazhdon të rritet numri i rasteve të reja ditore.

Në raportin e njoftuar nga RKI thuhet se në 48.151 testet pozitive me COVID-19 që u ekzaminuan javën e kaluar në vend u përcaktua se në 88 për qind të tyre është vërejtur lloji mutant B117 i virusit.

Në Gjermani 9.620.262 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 4.152 mijë të tjerë dozën e dytë dhe në këtë mënyrë që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani janë aplikuar 13.772.656 doza të vaksinës.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pas një takimi më 22 mars që zhvilloi nëpërmjet video-konferencës me kryeministrat e rajoneve njoftoi zgjatjen deri më 18 prill të afatit të masave i cili ishte i vlefshëm deri më 28 mars me arsyen e rritjes së numrit të rasteve të reja në vend, kryesisht të llojeve COVID-19 që kanë pësuar mutacione. /Insajderi.com