Gjermania raporton 249 viktima në 24 orët e fundit nga Coronavirusi

Gjermania raporton 249 viktima në 24 orët e fundit nga Coronavirusi

Në Gjermani në 24 orët e fundit 249 persona kanë humbur jetën si pasojë e Coronavirusit, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Robert Koch (RKI), në 24 orët e fundit në vend me vdekjen e 249 personave nga COVID-19 numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 76.342.

Në 24 orët e fundit me diagnostikimin e 17.051 personave me COVID-19 numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 2.808.873.

Në Gjermani 9 milionë e 500 mijë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kurse 4 milionë e 100 mijë dozën e dytë. /Insajderi.com