Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë shënuar mbi 29.518 raste të reja me Coronavirus, transmeton Insajderi.
Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI), thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 29.518 raste me COVID-19, duke e rritur në 3.217.710 numrin e përgjithshëm të rasteve.
Më tej, thuhet se për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 259 persona, duke e rritur totalin e vdekjeve nga virusi në 80.893.
Numri i rasteve të reja të vërejtura në 100 mijë njerëz në javë, sot u përcaktua si 161,1.
Për shkak të COVID-19 në Gjermani ndodhen nën trajtim 4.987 të sëmurë, prej të cilëve 2.772 janë të intubuar.
Në vend 17.300.000 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 5.650.000 mijë të tjerë dozën e dytë. /Insajderi.com