Gjermania raporton 839 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjermania raporton 839 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani, 839 persona e kanë humbur jetën si pasojë e Coronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Insajderi.

Instituti Robert Koch (RKI) i cili kryen hulumtime në fushën e sëmundjeve infektive, njoftoi se me vdekjen e 839 personave në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 u rrit në 55.752, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa me 14.22 raste të prekura me COVID-19 në 24 orët e fundit numri i rasteve shkoi në 2.192.850.

Gjithashtu numri i pacientëve me COVID-19 në kujdes intensiv arrin në 4.437, prej të cilëve 2.485 janë të intubuar.

Në vend deri më tani 1.738.236 persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 366.081 persona e kanë marrë dozën e dytë te vaksinës. Gjithsej 2.104.317 persona e kanë marrë vaksinën kundër COVID-19. /Insajderi.com