Gjermania regjistron mbi 11 mijë raste të reja me Coronavirus

Gjermania regjistron mbi 11 mijë raste të reja me Coronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë regjistruar 11.040 raste të reja me Coronavirus, transmeton Insajderi.

Instituti ”Robert Koch“ (RKI) tha se gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 284 persona, me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 është rritur në 86.665.

Numri i rasteve me koronavirus është rritur në 3.614.100.

Incidenca javore, gjegjësisht numri i të infektuarve në 100 mijë banorë është 72.8.

Deri më tani, më shumë se 31.67 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 dhe më shumë se 9.9 milionë kanë marrë dozën e dytë. /Insajderi.com